fbpx

Nesër mblidhet kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës?

HomeLajmeKosovë

Nesër mblidhet kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës?

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancën e radhës ditën e nesërme, duke filluar nga pra 10:00.

Kështu është njoftuar me anë të një komunikate, ku është dhënë edhe rendi i ditës, pjesë e së cilit janë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Komunikata e plotë:

Media

Lënda: Njoftim

Data: 24 nëntor 2022

Dita: E enjte

· Seanca plenare e Kuvendit

· Vendi: Kuvendi i Kosovës

· Koha: 10:00

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

Për: Media

Lënda: Njoftim

Data: 24 nëntor 2022

Dita: E enjte

· Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit

· Vendi: Kuvendi i Kosovës

· Koha: 14:00

Rendi i ditës

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 nëntor 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,

16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,

19. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,

20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.