fbpx

“Nëse Grenell është duke i bërë presion Vuçiqit për njohje, do ta ha kapelën time”

HomeLajmeKosovë

“Nëse Grenell është duke i bërë presion Vuçiqit për njohje, do ta ha kapelën time”

Historiani dhe njohësi i rrethanave të Ballkanit, Florian Bieber, ka shkruar në Twitter se nëse Emisari Special Richard Grenell është duke i bërë presion presidentit Vuçiq për njohjen e Kosovës, ai do ta hajë kapelën e tij.

Bieber, i cili është profesor i Shkencave Politike, ka ironizuar, duke rishpërndarë në Twitter një lajm propagandistik të mediave serbe, ku thuhej se Vuçiq është nën presionin amerikan për të njohur Kosovën.

Bieber ka shkruar se nëse Emisari Special i Trumpit, Richard Grenell, është duke i bërë presion për të njohur Kosovës, ai do ta hajë kapelën e tij dhe do t’i postojë fotografitë në Twitter.

“Nëse artikulli është i vërtetë që Grenell do ta detyrojë Vuçiqin ta njohë Kosovën, unë do ta ha kapelën time dhe do t’i shpërndaj fotografitë në Twitter”, ka shkruar ai./GazetaExpress

COMMENTS

x