Nënshkruajnë marrëveshje Ministri Vitia dhe Ministri Mehaj për bashkëpunim në të mirë të popullit…

HomeLajmeKosovë

Nënshkruajnë marrëveshje Ministri Vitia dhe Ministri Mehaj për bashkëpunim në të mirë të popullit…

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Sot, në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministri Arben Vitia dhe Ministri Armend Mehaj kanë miratuar bazën ligjore për koordinimin e aktiviteteve në disa fusha.
Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi ka për qëllim rritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndër-institucional në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat do të angazhohen dhe bashkëveprojnë në fushat përkatëse, si në vijim:

Fushën e shkollimit specialistik në fushën e shëndetësisë;
Fushën e trajnimit të vazhdueshëm profesional në lëmin e shëndetësisë;
Fushën e trajtimit mjekësor;
Fushën e mbështetjes reciproke;
Fushën e emergjencave; dhe
Fushën e bashkëpunimit me institucionet përkatëse shëndetësore publike.

COMMENTS