fbpx

Nënkryetarja e LVV-së konfirmon se Abdixhiku ka kërkuar të hyj në koalicion ta

HomeLajmeKosovë

Nënkryetarja e LVV-së konfirmon se Abdixhiku ka kërkuar të hyj në koalicion ta

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku thotë se Abdixhikut i ka ikur treni për koalicion me LVV-në, kur hezitoi t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në rastin më të mirë, Kurti mund të jetë ministri i tij i Brendshëm.

“Kur një qeveri s’bën punë as në politikë, as në arsim, as në shëndetësi, as në politikë të jashtme, as në infrastrukturë, as në politikë të brendshme dhe kur i gjithë roli i saj reduktohet në le të themi, në një shkop polici dhe kështu duket që janë, si një ministri e punëve të brendshme, me kaq përfundon puna e qeverisë. Një MPB. Pra, në rastin më të mirë, Albin Kurti do të ishte ministri im i brendshëm”, deklaroi të martën Abdixhiku në RTV Dukagjini.

Ndaj kësaj deklarate të liderit të LDK-së ka reaguar nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Deputetja e LVV-së ka thënë se me këto deklarata Abdixhiku në mënyrë të tërthortë po kërkon koalicion me ta.

“Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi.