Nënd dyshimet për korrupsion dy kirurg nga Vushtrria ndalohen për 48 orë, urdhërohet edhe arrestimi i mjekut të tretë!

1 minute, 3 seconds Read

Dy kirurgët e Spitalit të Vushtrrisë që po dyshohen për korrupsion do të mbahen në paraburgim për 48 orë.

Po ashtu është urdhëruar edhe arrestimi i mjekut të tretë

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë përmes një komunikatë për media.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar – mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

“Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë”, përmbyllet komunikata e Prokurorisë

Publikime te ngjashme