Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka emëruar në pozitën anëtares se Këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Valbona Puka-Gola, e cila është nëna e këshilltares politike të Nagavcit Arrita Pukës.
Kjo e fundit e cila është edhe pjesë e kabinetit të Ministres tha se ka qenë lëshim teknik dhe se nëna e saj nuk do të jetë pjesë e Universitetit të Gjakovës.
Megjithatë, Insajderi ka publikuar dokumentin në të cilën thuhet se Valbona Puka-Gola është emëruar nga Ministrja e Arsimit

Edhe në web-faqen zyrtare të MASHT figuron emri i Arrita Pukës të cilës i është punësuar nëna.

Këshilltarja e Nagavcit ajo tha se nuk ka qenë në dijeni të një vendimi të tillë dhe e quajti gabim Teknik.
“Une nuk kam qene e informuar per kete vendim (e kuptova nga mesazhi juaj). Kontaktova edhe me kabinetin dhe me njoftuan se eshte bere leshim teknik ne citimin e emrave. Ju lutem, cfaredo vendimi te leshuar konsideroni si te pavlefshem, sepse nena ime nuk eshte pjese e KD te Universitetit te Gjakoves”, tha ajo.
Tutje Gola shtoj se ky vendim nuk vlen dhe do të korrigjohet.
“Nena ime nuk eshte njoftuar per ndonje propozim te mundshem, e as nuk eshte njoftuar per ndonje vendim te tille, as permes telefonit e as permes kanaleve zyrtare te komunikimit, sic do te duhej sipas ligjit per proceduren e pergjithshme administrative. Prandaj vendimi nuk vlen dhe do te korrigjohet”, tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i ministrës, Arbërie Nagavci për nepotizëm. Ajo në prill ka përzgjedhur dhe rekomanduar për bursa studimi në universitete të huaja disa militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe djalin e deputetes të kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.