Në Zvicërr burri xheloz e plagos rëndë ish-gruan e tij nga Kosova

HomeLajmeKosovë

Në Zvicërr burri xheloz e plagos rëndë ish-gruan e tij nga Kosova

Një skenë tragjike ka ndodhur në Zvicër, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagos rëndë një grua me prejardhje nga Kosova.

Krejt ngjarja nisi për shkak të xhelozisë së italianit 51-vjeçar Sandro E, ish-bashkëshortit të kosovares, prej të cilit ajo ishte ndarë në muajin maj.

51 vjeçari fillimisht e vrau një bashkëkombas të tij në Gaggiolo në kantonin e Ticinos, duke ia prerë rrugën në një mal.

Ai e qëlloi viktimën dy herë në gjoks Davide B 47 vjeçar, i cili nuk arriti të mbijetoi.

Pas aktit të kryer, ish-bashkëshorti i kosovares niset drejt banjës termale, në Stabio ku punonte si pastruese 45 vjeçarja nga Kosova Elena E.

Ish-burri i saj e qëllon me armë pjesën e sipërme të trupit, duke e lënë të plagosur rëndë atë, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv

Pas aktit makabër, ish-burri i kosovares kreu vetëvrasje.

Një punonjëse e një restoranti aty afër e përshkroi ngjarjen si të tmerrshme.

Aksaya Arulananthan, tregon se si e kishte hasur kosovaren të shtirë në kooridor teksa po kalonte ande pari duke shkuar në punë tha ajo për Blick.ch përcjell Klankosova.tv.

“E pash tek hyrja një grua e cila lutej për ndihmë. Bluza e saj e bardhë ishte mbuluar nga gjaku. Ka qenë e tmerrshme. Njerëzit dolën nga veturat dhe bërtisnin. Unë i thirra policinë dhe ekipet e emergjencës” – tha ajo.

Një grua tjetër nuk mund ta besonte se kjo mund të ndodhte

Erika Malinverno e njihte mirë gruan nga Kosova tha se Elena ishte një grua e mirë

“Elenën e njoh mirë. Është grua e mirë. Ajo kishte shumë probleme me burrin e saj kohëve të fundit të cilin e kishte edhe shumë xheloz. Ajo qante vazhdimisht kohëve të fundit. Elena ishte ndarë  nga burri i saj dhe me gjasë e ka gjetur një burrë tjetër. Nuk do ta besoja se kjo mund të ndodhte”- tha ajo.

COMMENTS

x