Në zonat urbane rrallë i has, por në fshatin Blaç të Dragashit makinat Golf II janë në trend gjatë dimrit! (Foto)

1 minute, 15 seconds Read

Edhe pse vetura Golf II konsiderohet si një ndër veturat më të vjetra dhe thuajse shumë rrallë haset në qendrat urbane, ajo vazhdon të mbetet shumë e dashur për shumë banorë të viseve rurale. Kjo mund të jetë edhe një nder arsyejet se pse kjo veturë akoma është e kërkueshme në treg. Në fshatin Blaç i cili gjëndët në rajonin e Opojës / Komuna e Dragashit, shumë banorë akoma kanë si vetura familjare veturat Golf II, e që zakonisht i përdorin në periudhën e dimrit, ku kjo pjesë e Kosovës është edhe e njohur për dimëra të ashpër dhe të ftoftë.

Edhe pse treva e Opojës njihet si trevë që ka shumë mërgimtar dhe verës aty mund të hasësh vetura të reja e të shtrenjta, familjet opojare në mas të madhe kanë edhe ka 2 vetura, e njëra nga to zakonisht është një veturë Golf II që përdoret për sezonin e dimërit. Shumica e banorëve thonë se vetura Golf II është e vetmja makinë e cila nuk të lënë në rrugë gjatë stinës së dimrit.

Fotografitë e më poshtme ku shihen rreth 10 vetura Golf II të parkuara përmballë Kafiterisë Viber në fshatin Blaç janë realizuar sot, e këto fotografi janë publikuar në faqën e facebookit Blaçi e cila është shumë aktive me postim të aktiviteteve të shumta që ndërmarrin banorët e këtij fshati!

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *