Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021 kishte më pak foshje të lindura në Kosovë!

1 minute, 9 seconds Read

Kushtet e rënda ekonomike dhe ikja nga vendi kanë ndikuar që në Kosovë të bie numri i lindjeve.

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit 2022 ka rënë numri i lindjeve krahasuar me vitin 2021.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrike, Zef Ndrejaj, në një përgjigje për Demokracia.com ka treguar në detaje për numrin e lindjeve.

Gjatë vitit 2021 janë realizuar 8 mijë e 732 lindje, kurse në vitin 2022 janë bërë 8 mijë e 624 lindje apo 108 lindje më pak.

Kurse gjatë vitit 2021 kanë lindur 4 mijë e 669 meshkuj, në vitit 2022 kanë lindur 4 mijë e 506 meshkuj apo 163 më pak.

Gjatë vitit 2021 kanë lindur 4 mijë e 211 femra, ndërkaq në vitin 2022 ka një rritje të vogël – 4 mijë 277 apo 66 femra më shumë se në vitin paraprak.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Zef Ndrejaj, ka treguar për Demokracia.com se ka pasur rënie të lehonave nën moshën 18 vjeç.

Nëna nën moshën 18 vjeç gjatë vitit 2021 kanë lindur 57, kurse në vitin 2022 janë bërë nëna 36 gra apo 21 lindje më pak se në vitin 2021.

Ndërkaq, nëna për herë të parë gjatë vitit 2021 janë bërë 3 mijë e 419 gra , ndërsa në vitin 2022 janë bërë nëna për herë të parë 2 mijë e 481 apo 938 lindje më pak.

Publikime te ngjashme