fbpx

Në Veri të Mitrovicës serbet ua mbulojnë qytetareve targat RKS me ngjitës KM

HomeLajmeKosovë

Në Veri të Mitrovicës serbet ua mbulojnë qytetareve targat RKS me ngjitës KM

Shenjat e regjistrimit RKS në veturat në Mitrovicën e Veriut janë mbuluar me shenja KM që kanë targa të Serbisë.

Siç raporton portali Kosovo-Online, ngjitëse KM mund të shihen në shumë vetura në mbarë Mitrovicën e Veriut, të cilat kishin targa RKS.

Gjithashtu, në xhamin e përparmë të veturës është ngjitur edhe një poster, në të cilin targat RKS ishin të shënjuara me shenjën e kuqe “x” si të pasakta dhe targat KM, sipas sistemit serb, ishin të shënjuara me shenjën aprovuese me ngjyrë jeshile.

Posterët janë suvatuar edhe në shumë ndërtesa në Mitrovicën e Veriut dhe përmbajnë një citat për Kosovën nga poeti i famshëm serb Matija Beçkoviq, si dhe foton e tij.

x