Në udhëtimin për të takuar Macron, kryeministri Kurti nuk mori asnjë cent meditje

HomeLajmeKosovë

Në udhëtimin për të takuar Macron, kryeministri Kurti nuk mori asnjë cent meditje

Kryeministri Albin Kurti më 23 qershor udhëtoi për në Parisë për ta takuar presidentin francez, Emmanuel Macron.

Afro 2 mijë euro nga buxheti i shtetit i shpenzuan ai dhe dy vartësit e tij Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi vetëm për biletat e udhëtimit në kryeqytetin e Francës.

2,264.28 euro të buxhetit shpenzuan kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, koordinatori shtetëror për dialogun, Besnik Bislimi, dhe zëvendësja e tij, Emilja Rexhepa për vizitën dy ditore të tyre në Paris.

Ndërsa, shpenzimet për akomodim, dreka dhe darka nuk ka pasur, pasi këto shpenzime i kishte mbuluar nikoqiri i tij, Macron.

Kurti për këtë takim nuk mori asnjë cent meditje nga buxheti i Kosovës.

COMMENTS