fbpx

Në Serbi u arrestuan 17 persona, mediat atje thonë se këta planifikuan vrasjen e Vuçiçit dhe familjës së tij

HomeLajmeRajoni

Në Serbi u arrestuan 17 persona, mediat atje thonë se këta planifikuan vrasjen e Vuçiçit dhe familjës së tij

Në Serbi janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 vendbanime.

Mediat serbe shkruajnë se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar. 17 personat janë anëtarët e “bandës së Vraçarit” e njohur në Serbi për një sërë aktivitetesh kriminale. Ata akuzohen se kanë kryer tre vrasje në Beograd, si dhe planifikonin të kryenin edhe pesë të tjera.

Të arrestuarit sipas policisë kishin planifikuar sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë. Shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ninoslav Cmoliç ka bërë të ditur se ekzistonte gjithashtu një plan për të vrarë presidentin Aleksandar Vuçiq.

Ndërsa në arrati ndodhen një pjesë e madhe e bandës Vraçarit të cilët fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane, raporton Noa.al.

Lidhur me këtë ngjarje, presidenti serb, Aleksander Vuçiq nga Parisi është shprehur se këta janë vrasës që kanë vendosur emrin e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve.

Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal financohej nga “Kavaçi” dhe kishte për qëllim që të kryente krimet më të rënda në Republikën e Serbisë. Mësohet, grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vushoviç, i njohur si Xhony nga Vraçari.