Në Serbi nis tallja me deputetët e Listës Serbe, videoja e betimit në Kushtetutën e Kosovës bëhet virale

1 minute, 56 seconds Read

Në rrjetin social Twitter, menjëherë u bë “popular” dhe si njoftim u shpërnda një video e betimit të nëntë anëtarëve të rinj të Listës Serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi dhjetë anëtarë dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në përputhje me vendimin politik të Vuçiqit për largimin nga të gjitha institucionet në Kosovë deri në ndryshimin e vendimeve për ndëshkimin e pronarëve të veturave me targa ilegale dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit.

Përdoruesit e Twitter më së shumti po shpërndajnë pamjet nga mediat e Kosovës, së bashku me tekstin e betimit në anglisht, raportojnë mediat serbe që hiqen si të pavarura nga ato të regjimit serb.

Në Twitter po ashtu janë deklaruar edhe politikanët serbë, si deputeti Janko Veselinoviq, nga grupi i të Bashkuar, apo Marina Komad, përfaqësuesja e Boris Tadiqit për media.

“Lista serbe – Hyni – dilni dhe kaq. SNS dhe lista e tyre në Kosovë tregojnë se nuk kanë moral bazë politik. Konsistenca, rezultati zero. Nëse shqiptarët do të ishin sjellë kështu, sot nuk do të kishin as  krahinë autonome. Askush nuk e vlerëson paqëndrueshmërinë në politikë. Madje as kundërshtarët”, ka shkruar deputeti serb, Veselinoviq.

Publikime te ngjashme