fbpx

Në qytetin rus Yeysk, një aeroplan ushtarak u përplas në një ndërtesë të lartë (Video)

HomeLajmeBota

Në qytetin rus Yeysk, një aeroplan ushtarak u përplas në një ndërtesë të lartë (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ndoshta në qytetin rus të Yeisk në mbrëmjen e 17 tetorit. Një avion ushtarak më plot municion u përplas me një ndërtesë të lartë e cila  mori flakë.

Të paktën një person humbi jetën kur një avion luftarak Su-34 u rrëzua pranë një ndërtese banimi në Yeysk. Lajmi bëhet i ditur nga kanali Mash në Telegram.

“Tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, u shtruan në spital në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratë.

“Izvestia” pretendon se për momentin dihet për një të vdekur dhe dhjetë të plagosur.

Sipas video-regjistrimeve nga dëshmitarët okularë, pas shpërthimit nga rënia e avionit, banesat e njërës hyrje nga kati i parë deri në katin e nëntë kanë marrë flakë. Menjëherë pas shpërthimit, dëshmitarët panë një parashutë mbi vendin e ngjarje. Për disa kohë, banorët e qytetit dëgjuan shpërthime, sipas komenteve të tyre, me sa duket, municioni kishte shpërthyer.