Sot (e enjte) do të nisë procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”.
Kosova për herë të parë është futur në listën e ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me “Hive” (Zgjoi).
Derisa është nisur një fushatë promovimi në rrjete sociale, përkrahje për këtë ka dhënë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.