Në prag Iufte? Ministri kinez i Mbrojtjes: Ushtria të jetë gati në çdo kohë

0 minutes, 45 seconds Read

Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Wei Fenghe tha sot, gjatë kongresit që po mbahet në Pekin se Kina duhet të përgatitet për Iuftë në çdo kohë.

“Përballë situatës së vështirë dhe komplekse të sigurisë kombëtare, Kina duhet të zbatojë me forcë mobilizimin strategjik të kryer në Kongresin e XX Kombëtar, të përmirësojë aftësinë e ushtrisë për të fituar, të jetë vigjilente dhe të përgatitet për Iuftë në çdo kohë”, tha ai.

Deklarata vjen në një kohë ku situate gjeopolitike paraqet më shumë pasiguri sesa në të shkuarën, mes tensioneve me SHBA-të dhe luftën Ukrainë-Rusi.

Vetë lideri kinez Xi Jinping ka konfirmuar edhe njëherë se Kina synon të pushtojë ishullin e Tajvanit, duke deklaruar gjatë Kongresit se ushtria ka të drejtë të përdorë edhe forcën për të arritur qëllimin e saj.

Publikime te ngjashme