“Ne njëherë i rregullojmë bojlerat e më pas filterat”, Kurti shpjegon gjendjen në termocentralet e KEK-ut

1 minute, 26 seconds Read

Në seancën e sotme në Kuvend është duke u diskutuar për krizën enegjetike në vend, përkatësisht propozimin e ZRRE-së për rritjen e faturave të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se KEK-u ka prodhuar më shumë në kohën e udhëhequr nga ata si parti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Duhet t’i shikoni njerëzit të cilët i keni vendosur tash e dy vite në krye të Korporatës Energjetike të Kosovës, sepse edhe ata e kanë sjellë një gjendje të tillë, sepse po të ishte prodhimi në 920 megavatë sa ka qenë në vitin 2017, 2018 2019, importi do të ishte më i vogël”, tha Tahiri.

Për këtë deklaratë reagoi kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi se nuk ka rënë menaxhmenti por turbina. Ai tha se “rikthimi i B2-shit, me moshë 40-vjeçare e tejkalon 920 megavatëshin. Kjo është asgjë”.

“E dyta, nuk ka ra menaxhmenti, por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Dhe avulli ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtu lopatat e vjetëruara, të cilat kanë ra dhe e kanë dëmtu kondensatorin”, tha Kurti.

“Nuk i kanë vendos filterat, sepse kur kanë shku atje, e kanë parë se është llom. Njëherë duket me u ndërru bojlerat, më pas filterat. E ju nuk i keni ndërruar as bojlerat e as filterat. Ne njëherë i rregullojmë bojlerat më pas filterat”, ka thënë Kurti, duke treguar pse nuk janë instaluar filterat në termocentrale.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *