fbpx

Në një burg të Maqedonisë së Veriut vdes ish-pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm

HomeMaqedoni e veriut

Në një burg të Maqedonisë së Veriut vdes ish-pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm

Rexhail Qerimi i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” ka ndërruar jetë.

Vdekja e Rexhail Qerimit është konfirmuar nga familjarët e tij si dhe nga shokët me të cilët e ka ndarë qelinë.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave në Maqedoni, ai ka pësuar goditje në tru, ndërsa jetën e ka humbur gjatë dërgimit në spital.

Pritet që trupi i pajetë i Rexhail Qerimit të kthehet në burgun e Idrizovës, dhe më pas t’u dorëzohet familjarëve për varrim.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen, e një pjesëtari të njësitit special “Alfa”në vitin 2010.

Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani.

COMMENTS

x