Në iftarin tradicional të shtruar nga dr. Shefqet Krasniqi u promovuan tre librat e tij të fundit

0 minutes, 52 seconds Read

Në iftarin tradicional të shtruar nga dr. Shefqet Krasniqi me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit u promovuan tre librat e tij të fundit nga fusha e Tefsirit (komentimit) të Kur’anit të Madhërishëm.

Librat “Komentimi i sures Ankebut”, “Komentimi i Sures RRUM”, “Komentimi i Sures LUKMAN” ishin tre librat të cilat u promovuan në praninë e shumë mysafirëve të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës shqiptare.

Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Shoqatës të Invalidëve të Luftës të UÇK-së në Fushë Kosovë ndër të tjera tha: “Falenderoj të gjithë Hoxhallarët e pranishëm për kontributin që kanë dhënë në mbështetje të vlerave të luftës të UÇK-së, në forma të ndryshme”.

Bexhet Xheladini, Kryetar i Komunes së Dragashit falënderoj Dr. Shefqet Krasniqin për organizimin e Iftarit dhe promovimin e tre librave, njëherit i pari i Dragashit tha se këtë vit do të shkoj në Haxh bashkë me bashkëshorten e tij./RTI

Publikime te ngjashme