fbpx

Në Gjakovë e në Vushtrri mbyllen dhjetra lokale Inspekcioni: Nëse vazhdojnë kështu, nuk do t’i lëmë t’i hapin më

HomeLajmeKosovë

Në Gjakovë e në Vushtrri mbyllen dhjetra lokale Inspekcioni: Nëse vazhdojnë kështu, nuk do t’i lëmë t’i hapin më

Aksion rigoroz i Policisë dhe Inspektoratit është duke u zhvilluar në tërë Kosovën, ku vetëm në Gjakovë janë mbyllur 5 lokale pasi nuk i kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Duhet theksuar se është paralajmëruar sot nga ministri Armend Zemaj, se do të ndërmarrim masa të menjëhershëm ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat mbrojtëse.

Ndërsa vetëm gjatë tri ditë të fundit në Kosovë kanë vdekur 41 persona nga koronavirusi.

Gjatë aksionit masiv të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit janë mbyllur disa lokale në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa 8 lokale janë mbyllur vetëm sonte në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Rrahim Ajeti, i cili tha se këto lokale e kanë vërejtjen e fundit dhe nëse vazhdojnë kështu nuk do t’i lejojnë ta vazhdojnë punën më.

“Janë mbyllur 8 lokale për shkak të mosrespektimit të masave dhe distancës dhe nuk i lejuam të punojnë hiç. U kemi dhënë vërejtjen e fundit, nëse veç vazhdojnë kështu, nuk do t’i lejojmë t’i hapin më”, tha Ajeti.

Aksion rigoroz i Policisë dhe Inspektoratit është duke u zhvilluar në tërë Kosovën, ku edhe në Gjakovë janë mbyllur 5 lokale dhe në Prishtinë 3 lokale, pasi nuk i kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

COMMENTS

x