fbpx

Në Europë shqiptarët janë njerëzit më pak fetar, të njëjtët më pak besojnë tek “jeta e përtejme”

HomeLajme

Në Europë shqiptarët janë njerëzit më pak fetar, të njëjtët më pak besojnë tek “jeta e përtejme”

Besimi se jeta nuk mbaron pas vdekjes nuk është diçka e pazakontë.

Shumë fe dhe sisteme besimi në mbarë globin ndajnë pikëpamjen se ekzistenca njerëzore vazhdon në njëfarë forme pas vdekjes së trupit tuaj fizik.

Shqipëria, sipas një rindërtimi të “Anketës së Vlerave Botërore”, është e fundit në Evropë për besimin te jeta e përtejme.

Vetëm 22.7 për qind e shqiptarëve besojnë që ekziston jeta pas vdekjes.

E dyta pas Shqipërisë, renditet Bullgaria me 25 për qind.

Sipas një regjistrimi të vitit 2011 të kryer nga Instituti i Statistikave, pothuajse 80 për qind e shqiptarëve deklarojnë se i përkasin një feje të caktuar.

Shumica (57.8 për qind) mendojnë se kanë po aq besim në një fe sa edhe prindërit e tyre.

Një në pesë qytetarë (21.8 për qind) mendojnë se priren të kenë më pak besim se prindërit e tyre, dhe një numër më i vogël (19 për qind) janë ata që në fakt janë më besnikë se prindërit e tyre.

Një shumicë e konsiderueshme (73.9 për qind) kanë ruajtur të njëjtin nivel besimi si 10 vjet më parë.

Një e pesta e shqiptarëve (18.7 për qind) deklarojnë se priren të jenë më besnikë sot, sesa 10 vjet më parë, dhe vetëm 6.3 për qind thanë se kanë humbur besimin në dekadën e fundit.

Cili nga vendet e botës ka përqindjen më të lartë të njerëzve që besojnë në një jetë të përtejme?

Bazuar në Anketën e Vlerave Botërore për vitet 2017-2022, “The World Maps” në median sociale Reddit vizualizoi përqindjen e popullsisë së secilit vend që beson në jetën pas vdekjes (ku të dhënat ishin të disponueshme).

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Besimi në një jetë të përtejme është më i fortë në Bangladesh, Marok, Libi, Turqi dhe Iran, ku pothuajse të gjithë (90 përqind ose më shumë) besojnë se ka jetë pas vdekjes.

Vendi me përqindjen më të ulët të besimtarëve është Kina, ku vetëm 11.5 për qind e njerëzve ndajnë besimin në ekzistencën e një jete të përtejme.

x