Në emisionin kush do të bëhëtë Milioner, garuesi humb 1 milion në pyetjën e fundit (Video)

HomeKuriozitete

Në emisionin kush do të bëhëtë Milioner, garuesi humb 1 milion në pyetjën e fundit (Video)

Garuesi në pyetjen një milion funtëshe nga prezantuesi i kuizit “Kush do të bëhet milioner?”, Jeremy Clarkson, është larguar për në shtëpi me 500 mijë funte, pasi dështoi të japë përgjigjen e saktë.

Bëhet fjalë për mësuesin John Robinson, që ka arritur të shkoj në finale të sezonit të fundit të kuizit “Kush do të bëhet milioner” në Angli, transmeton Telegrafi.

36-vjeçari gaboi në pyetjen se: “Cili prej këtyre kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar kurrë nuk ka shërbyer në postin e Sekretarit të Jashtëm. A. Winston Churchikll, B. Alec Douglas-Home, C. Anthony Eden dhe D. Harold Mamillan?

E po ta kishte thënë se Churchill, sigurisht se do të largohej për në shtëpi si milioner. Megjithatë, mësuesi nga Birminghami u nda i kënaqur, edhe pse arriti ta fitoj gjysmën e asaj shume – duke u zotuar se do ta blejë një shtëpi të re dhe t’i propozojë martesë të dashurës së tij 28-vjeçe, Chloe.

Ai madje ka bërë shaka para audiencës, duke thënë se nuk do të ketë më arsyetime se nuk mund ta përballoj shumën e parave për unazën e shtrenjtë të martesës./Telegrafi

COMMENTS