Connect with us

Kosovë

Në asnjë shkollë nuk ka filluar procesi mësimor në kryeqytet

Published

on

Deri më tani në asnjë shkollë  në kryeqytet nuk ka filluar të mbahet viti shkollor.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati.

Edhe në terren është parë se shkollat janë duke e respektuar vendimin e SBASHK-ut për greva.

Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërprenë grevën.

Advertisement