fbpx

Ndodh në Londër, një grup djemsh dhunojnë barbarisht një vajzë në mes të rrugës

HomeLajmeBota

Ndodh në Londër, një grup djemsh dhunojnë barbarisht një vajzë në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin britanik në Londër, ku një grup i madh djemsh kanë dhunuar brutalisht një vajzë në mes të rrugës.

Pamjet anë publikuar nga media britanike, të cilat kanë ngritur shqetësimin se krimi në kryeqytet ka dalë jashtë kontrollit.

Imazhet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe të publikuara nga DailyMail tregojnë momentin kur një grup të rinjsh rrahin 19-vjeçaren e shtrirë në rrugë, duke e goditur pa mëshirë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani gazetash në South Norwood.

Banda e djemve, e përbërë nga mbi 10 persona e hedh vajzën në tokë dhe lëshon një lumë grushtesh dhe shkelmash. E reja duket e pashoqëruar dhe e paaftë për të mbrojtur veten pasi ajo u sulmua nga të gjitha anët.

Ajo u dërgua më vonë në spital dhe u trajtua për lëndime jo të rrezikshme për jetën, konfirmoi Policia Metropolitane, por mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi përleshjen.

x