fbpx

Ndodh fenomeni i rrallë në Shëngjin, shaqën “dy dete” që nuk bashkohen

HomeLajmeShqiperi

Ndodh fenomeni i rrallë në Shëngjin, shaqën “dy dete” që nuk bashkohen

Një fenomen i rrallë por jo i padëgjuar ka ndodhur sot në bregdetin e Shëngjini, ku duket se ujërat në të ndahen si me “thikë”.

Në video duken dy ngjyra të ndryshme të detit përballe Shëngjinit. Në njërën anë është kaltërsia e këtij plazhi të bukur dhe në anën tjetër ngjyra gri që ngjan me rrjedhën e përrenjve. Kjo nuk është aspak rastësi, por një moment pas reshjeve intensive të shiut që ranë 24 orë më parë.

Balta dhe uji i turbullt dhe me mbeturina përfunduan në det me rritjen e nivelit të lumenjve nga prurjet e përrenjve malore. Uji u turbullua në një distance të madhe nga bregu dhe vetëm në thellësinë e detit mund të shihje ngjyrën e vërtetë të tij. Pamja duket aq interesante sa edhe e trishtë. Nëpërmjet kësaj videoje kupton dëmin që po i shkaktohet natyrës nga ndotja e lumenjve dhe përrenjve që përfundojnë me pas në det.

x