Connect with us

Bota

Ndizen gjakrat në lindje, Kina dërgon 71 avionë luftarakë shumë pranë Tajvanit

Publikuar

me

Kina ka lëshuar 71 avionë luftarakë në qiellin rreth Tajvanit në kuadër të një stërvitjeje dhe më pas fajësoi SHBA-në për provokime dhe marrëveshje me ishullin.

Gjashtëdhjetë avionë luftarakë u angazhuan në stërvitje, duke përfshirë gjashtë avionë luftarakë Su-30, disa nga më të avancuarit e Kinës, sipas asaj që njoftoi ministria e mbrojtjes e Taipeit në një postim në Twitter të hënën.

Ushtria Çlirimtare Popullore tha se kishte kryer një “stërvitje sulmi” të dielën në përgjigje të atyre që u cilësuan si provokime, por të paspecifikuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit.

Sipas të dhënave nga ministria e mbrojtjes së Tajvanit stërvitjet në fjalë ishin nga më të mëdhatë që kur filluan të publikonin të dhënat ditore.

Dyzet e shtatë nga fluturimet kaluan në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit (ADIZ), inkursioni i tretë më i lartë ditor i regjistruar, sipas bazës së të dhënave të AFP.

Kujtojmë se Tajvani i vetëqeverisur jeton nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit nga Kina, e cila pretendon se ishulli është pjesë e territorit të saj, që do të merret një ditë.

Në shtator, presidenti Biden tha se forcat amerikane do të mbrojnë Tajvanin në rast të një pushtimi kinez. Deklarata solli reagime të ashpra nga Kina.

Pekini ka rritur presionin ushtarak, diplomatik dhe ekonomik mbi Tajvanin nën drejtimin e Presidentit Xi Jinping dhe marrëdhëniet janë përkeqësuar.

Reklama