fbpx

Ndërtesa të shembura e trena që dalin nga shinat, pamje të rënda nga Tajvani pas tërmetit

HomeLajmeBota

Ndërtesa të shembura e trena që dalin nga shinat, pamje të rënda nga Tajvani pas tërmetit

Valë të rrezikshme cunami mund të shihen përgjatë vijave bregdetare brenda një rrezeje prej 300 kilometrash pasi një tërmet me magnitudë 6.9 goditi Tajvanin juglindor të dielën.

Paralajmërimin e bëri Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami për ishullin Miyako në Detin e Kinës Lindore pas tërmetit, i cili goditi distriktin Yujing në Tajvanin rural dhe kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

PAMJE KËTU

Ndërkohë pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin ndërtesa të shembura, njerëz që ulërasin, trenë të dalë nga shinat dhe rrugë të dëmtuara.

PAMJE KËTU

USGS fillimisht i regjistroi dridhjet e tokës me një magnitutë 7.2, përpara se ta ulte në 6.9 të shkallës Rihter. Rreth 20 pasagjerë u evakuuan pasi një tren doli nga shinat në zonë, por nuk pati viktima nga incidenti, tha Administrata Hekurudhore e Tajvanit. /abcnews.al/

PAMJE KËTU

x