fbpx

Ndalohet të hyjë në Kosovë Daria Aslamova, Sveçla: Spiune e inteligjencës ushtarake ruse

HomeLajmeKosovë

Ndalohet të hyjë në Kosovë Daria Aslamova, Sveçla: Spiune e inteligjencës ushtarake ruse

Sot është ndaluar të hyjë në Kosovë, Daria Aslamova, e cila nga shumë shtete është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse, duke vepruar si gazetare.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë për shkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”, shkroi ministri në Facebook.

Tutje, ai tha se tentimi i Aslamovas për të hyrë në Kosovë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, “i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”. /Telegrafi

x