fbpx

Ndalohet alkooli në Kupën e botës në Katar

HomeLajmeBota

Ndalohet alkooli në Kupën e botës në Katar

Katari do të njoftojë sot se konsumimi i alkoolit do të jetë i ndaluar në ambientet ku do të mbahet Kupa e Botës.

Shitja e birrave në stadiume po ashtu është pjesë e kësaj ndalese, ndërkaq njoftimi pritet të dalë më vonë sot gjatë ditës.

Kjo lëvizje vjen dy ditë para se të nisë ngjarja më e madhe në botën e futbollit.

Një vendim i tillë mund t’i qesë telashe FIFA-së që për sponsor e ka Budweiserin, markën e famshme të birrës.