fbpx

Ndalimi i pagave për grevistët, Nagavci: Komunat raportojnë çdo muaj kush punon e kush jo

HomeLajmeKosovë

Ndalimi i pagave për grevistët, Nagavci: Komunat raportojnë çdo muaj kush punon e kush jo

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë konferencës së sotme, ka folur rreth “kërcënimit” se secilit punëtor që grevon do t’i ndalet paga. Ajo tha se MASHTI nuk është punëdhënësi për mësimdhënësit, por komunat, të cilat duhet t’i raportojnë Departamentit të Thesarit për punëtorët që shkojnë në punë, ata që mungojnë e ata që janë punëtorë shtesë.

“Sa i përket çështjes se ndalesave dhe obligimeve që ndërlidhen me pagat , komunat për çdo muaj i raportojnë departmetnit të Thesarit në Ministrinë e Financave, për ata që vijojnë punën, për ata që mungojnë ose që janë punëtorë shtesë. Si MASHT nuk ndërlidhemi me pagat, sepse komunat janë punëdhënësi, edhe komunat janë të obliguara t’i raportojnë Departamentit të Thesarit në MF, edhe nëse nuk i raportojnë atëherë sigurisht që MF duhet të respektojë legjislacionin në fuqi…Sa i përket asaj se si do të vazhdojë çështja e pagesave, ajo ishte edhe kërkesa ime konkrete specifike, unë i lus edhe njëherë mësimdhënësit që ta lexojnë legjislacionin në fuqi dhe ligjin për grevat dhe të vendosin vetë se si do të vazhdojnë punën tutje”, ka deklaruar Nagavci.

Sipas saj, kërkesa për lista, nuk është presion, madje, Nagavci thotë se kjo e mbron “pozitën e të punësuarve”.

“Sa i përket cështje së presionit në komuna për lista, në fakt nuk është presion, dhe duhet ta bëjmë të qartë komunat dhe puëndhësnësit janë të obliguar të raportojnë për ata qqë marrin pjesë në grevë… Kjo në fakt ka të bëjë me mbrojtjen e pozitës të të punësuarve, sepse nëse nuk deklarohen që janë në grevë dhe nuk dalin në punë x-persona, atëherë kjo mund të nnëkuptohen si largim i përgjegjësive të punës. Si MASHT, përmes inspektorëve,  kemi kërkuar të dhënat për mbarëvajjten e procesit mësimor, e kemi kërkuar edhe në të kaluarën, do të vazhdojmë ta bëjmë, por komunat janë ankuar dje por ne do të vazhdojmë me kërkesat tona edhe sot edhe nesër edhe për çdo ditë, sepse duhet ta dijmë a kemi shkolla që po punojmë apo jo. Në bazë të informatave që kemi, janë 4-5 shkolla në Prishtinë që nuk e kanë shpallur grevën. Ne nuk kemi kërkuar si ministri lista sepse për ne është e rëndësishme a i kemi në punë institucionet edukativo-arsimore”, u shpreh Nagavci.

x