fbpx

Ndahen edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik

HomeLajmeKosovë

Ndahen edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik

Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik, të cilët kanë mbetur pa u mbështetur në rundin e parë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë, se duhet të ndahen edhe 100 mijë euro për këtë kategori, nga Pakoja e Ringjalljes.

“Ky propozim vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik. Bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në rundin e parë, kësisoj duhet të këtë mjete shtesë prej 100 mijë euro, nga ndarja prej 7,3 milionë euro duhet të bëhen 7.4 milionë euro”, ka thënë Murati.

Propozimi është votuar me shumicë votash.

x