fbpx

Natyra Kuçi: Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë skenës

HomeLajmeKosovë

Natyra Kuçi: Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë skenës

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar me disa fjalë kundër pozitës dhe opozitës, shkruan Ballkani.info.

“Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë diskutimeve për to. Jashtë skenës”, ka shkruar ajo.

“tkurrja e rolit të Kuvendit është rrezik”, sipas saj, kjo ndodh si pasojë e veprimeve të Glauk Konjufcës, kryetarit të Kuvendit.

“I vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca. Në ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve”, ka shkruar Kuçi./Ballkani.info/

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Glauk Konjufca ka arritur që ta depolitizojë Kuvendin. Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë diskutimeve për to. Jashtë skenës. Aty nuk raportohet për dialogun, sepse konsiderohet që raportimet e mjaftueshme kanë ndodhur me liderët e partive. Kështu iu tha kryeministri. Por nuk është që edhe deputetët kërkojnë raportim, sipas rendit e procedurave.

I vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca. Në ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve.

Tkurrja e rolit të Kuvendit është rrezik. Por a është ky zhvillim edhe paralajmërim për ndërrimin e formës së qeverisjes? Pra koncentrimi i pushtetit tek 1-shi?