fbpx

Natyra Kuçi ia kujton avokatit Gashi rrahjen e gruas së tij dhe shkelmimin e lypsit në shesh!

HomeLajmeKosovë

Natyra Kuçi ia kujton avokatit Gashi rrahjen e gruas së tij dhe shkelmimin e lypsit në shesh!

Avokati Tomë Gashi e ka quajtur klloshar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Arrestohet klloshari për sulm ndaj policisë”, ka shkruar avokati mbrëmë në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa sot zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, i është kundërpërgjigjur avokatit Gashi me dy pyetje publike.

Teksa sot Prokuroria Themelore e Prishtinës konfirmoi se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Molliqajt, Natyra Kuçi e pyet avokatin se sa duhet të mbahet në paraburgim dikush që shqelmon lypësin në shesh ose rrah gruan në shtëpi?

Në këto pyetje Kuçi nuk ka marrë akoma përgjigje nga Gashi. 

COMMENTS

x