fbpx

NATO-ja thërret takim urgjent për të mërkurën, ven në implementim nenin 4 të aleances

HomeLajmeBota

NATO-ja thërret takim urgjent për të mërkurën, ven në implementim nenin 4 të aleances

Ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të nenit 4 të aleancës, i thanë Reutersit dy diplomatë evropianë.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.

Hetimet vazhdojnë për rrethanat rreth një shpërthimi në Przewodow, pranë kufirit të Polonisë me Ukrainën që la të vdekur dy persona.

Një nga diplomatët ka thënë se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.