fbpx

Nasim Haradinaj e thotë publikisht: Kam vra ushtarë serb, për qejf kisha vra edhe më shumë

HomeLajmeKosovë

Nasim Haradinaj e thotë publikisht: Kam vra ushtarë serb, për qejf kisha vra edhe më shumë

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka pranuar publikisht se ka vrarë ushtarë serb dhe se ka pasur dëshirë të vrasë edhe më shumë.

Haradinaj ka thënë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale dhe se e pranon publikisht që ka vrarë ushtarë serbë.

Ai thotë se do të kishte vrarë sërish ushtarë serb dhe nuk ka vrarë aq sa ka dashur.

“Nuk jam i kënaqur me atë sa policë dhe ushtarë serbë kam vrarë, për qejf edhe ma shumë kisha vra dhe këtë e potencoi apet”, tha Haradinaj në “Prime Time” në Kanal 10.

“Kam vrarë njerëz të uniformuar sa kam mujt, por jo sa kam dashtë”, ka thënë Haradinaj.

COMMENTS

x