Napoli e mbyll sezonin me fitore, Lazio mbetet në pozitën e katërt

HomeSportSporti ndërkombëtar

Napoli e mbyll sezonin me fitore, Lazio mbetet në pozitën e katërt

Para pandemisë ishin pretendentët kryesor për titullin e kampionit në Serie A, por Lazio e ka mbyllur sezonin në pozitën e katërt.

Lazio ka pësuar humbje edhe në xhiron e fundit të këtij sezoni, duke u mposhtur 3:1 nga Napoli, shkruan lajmi.net.

Napoli kaloi në epërsi pas vetëm nëntë minutave të luajtura, kur Fabian Ruiz dërgoi topin në rrjetë.

Mysafirët reaguan me anë të Ciro Immobile, i cili në minutën e 22’ shënoi për 1:1, për golin e 36-të këtë sezon, për të vulosur ‘Këpucën e Artë’.

Në pjesën e dytë, në minutën e 54’, Lorenzo Insigne shënoi për 2:1 nga pika e bardhë, për epërsinë e dytë të Napoli në këtë ndeshje.

Për rezultatin final u përkujdes Mateo Politano, i cili rrjetën tundi në minutën e 93′ të ndeshjes.

Napoli me këto tri pikë shkon në kuotën e 62 pikëve për pozitën e shtatë në tabelë, kurse Lazio mbetet me 78 pikë në pozitën e katërt.

COMMENTS