fbpx

Nagavci: S’ka kërkesë nga SBASHK-u e që nuk është adresuar, me përjashtim të 100 euroshit – mësimi të fillojë të hënën

HomeLajmeKosovë

Nagavci: S’ka kërkesë nga SBASHK-u e që nuk është adresuar, me përjashtim të 100 euroshit – mësimi të fillojë të hënën

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci në mbledhjen e Komisionit për Arsim tha se i vjen mirë që SBASHK-u po pranon që janë adresuar shumica e kërkesave që kanë pasur.

Nagavci para deputetëve dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut tha se nuk duhet të mohohet e drejta e fëmijëve për shkollim.

Ajo kërkoi që të fillojë mësimi të hënën, pasi sipas saj do të vazhdojnë me adresimin e kërkesave që kanë të bëjnë me fushën e arsimit.

“Me aq sa jam unë në dijeni, nuk ka asnjë kërkesë përtej kësaj të fundit (kërkesa për 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga), që nga ana e ministrisë, qeverisë që nuk është realizuar, si kërkesë e SBASHK-ut”, tha ministrja Nagavci.

x