fbpx

Nagavci përgëzon shkollat që e kanë filluar mësimin

HomeLajmeKosovë

Nagavci përgëzon shkollat që e kanë filluar mësimin

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka përgëzuar shkollat të cilat e kanë nisur procesin mësimor.

Nagavci ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që ta mirëkuptojnë situatën, dhe të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare.

“Edhe një herë përgëzoj shkollat dhe mësimdhënënsit që kanë filluar mësimin dhe kërkoj nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat e punëtorëve të arsimit.

“I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim”, ka shkruar ajo.

Greva në shkolla dhe çerdhe publike po vazhdon që nga 25 gushti kur ka nisur greva e përgjithshme e shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

x