Muajt e fundit çmimet në shumë produkte janë ngritur dukshëm e kësaj ngritje nuk i shpëtoi as nafta.
Qytetarët vazhdimisht janë ankuar se nëpër qytete të Kosovës çmimi i naftës po dallon shumë.
Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij në Jepi zë pasi tha se diku po shitet nafta me çmim shumë më të lartë.
Ai ka treguar se në një pompë në Kosovë çmimi i naftës bie deri në 1.01 euro teksa në vende të tjera po shitet deri në 1.20 euro.
Sidoqoftë, duhet theksuar se çmimi i naftës është rritur në gjithë botën.