fbpx

Nacionalisti Vulin i reagon Osmanit, fyen rëndë edhe Kroacinë – “Prishtina e pavarur aq sa Stepinaci shenjtor”

HomeRajoni

Nacionalisti Vulin i reagon Osmanit, fyen rëndë edhe Kroacinë – “Prishtina e pavarur aq sa Stepinaci shenjtor”

“Serbia nuk është satelit i askujt, dhe Kosova nuk është e pavarur”, ka thënë ministri i brendshëm serb, Aleksandër Vulin, në një reagim ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo pasi presidentja Osmani e quajti Serbinë “satelit rus” përmes të cilës Kremlini synon të destabilizojë rajonin.

Vulin, i cili është ventrilokuist i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se “Prishtina është po aq e pavarur sa [Aloysius] Stepinac është shenjtor”, duke iu referuar kryepeshkopit kroat të ekzekutuar nga komunistët jugosllav, të akuzuar për lidhje me regjimin e instaluar nga nazistët në Kroaci në Luftën e Dytë Botërore.

“Serbia është shtet sovran që vendimet e saj i merr në mënyrë të pavarur, çka Prishtina nuk është, e që as nuk e mendon veten se është”, ka thënë ministri fashist serb.

Artikuluesi i ideve serbomadhe, Aleksandër Vulin, i cili ditë më parë u bë edhe përallë mediale me dekalrata se shërbime të huaja “po dojnë të më rekrutojnë kundër Serbisë”, tha gjoja me ironi se “Rusia e destabilizon rajonin po aq na kanë bombarduar”.

COMMENTS

x