fbpx

Nacionalistët turq nxehin situatën: Lufta me Greqinë çështje ditësh

HomeLajme

Nacionalistët turq nxehin situatën: Lufta me Greqinë çështje ditësh

Kreu i Lëvizjes Kombëtare Turke Devlet Bahçeli deklaroi se lufta me Greqinë është ‘vetëm çështje kohe’.

‘Është e pakonceptueshme t’i kthejmë shpinën interesave tona historike në Mesdhe dhe Egje,’ tha Bahçeli në një deklaratë të raportuar nga faqet arabe të lajmeve.

‘Duket se oreksi dhe dëshira e Greqisë për t’u hedhur në det është shtuar përsëri’, vazhdoi politikani ultrakonservator i cili tha se ‘qëllimi i Greqisë është të vijë përsëri dhe të pushtojë tokat tona nga ku ne i dëbuam 98 vjet më parë.

‘Praktikisht, po përballemi me një plan të ri pushtimi’, ishte komenti i tij.

Bahceli, i cili është një aleat i partisë turke në pushtet, vazhdoi:

‘Nga tani e tutje, qëndrimi dhe sjellja e Greqisë do të jetë ajo që do të përcaktojë tensionet në rritje, nëse do të shkaktojnë gjakderdhje apo konfrontim’.

Përpara pak ditësh, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se palët kishin rënë dakord të uleshin në tryezën e bisedimeve, por kjo u mohua nga Athina.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se grekët në fillim kishte qenë dakord për bisedime, pastaj ishin tërhequr.

‘Ajo që po gënjen është Greqia dhe jo sekretari i përgjithshëm. Athina e tregoi dhe një herë se nuk e do dialogun’, u shpreh Cavusoglu.

COMMENTS

x