fbpx

Mustafa thotë se nuk është vetëm Kurti që është kanosur për atentat, tregon se edhe ndaj tij kishte plane për atentat

HomeLajmeKosovë

Mustafa thotë se nuk është vetëm Kurti që është kanosur për atentat, tregon se edhe ndaj tij kishte plane për atentat

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se jo vetëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, u planifikua atentat.

Mustafa tha për Klankosova.tv se ndaj tij pati veprime për antentat.

Ai tha se disa herë ishte sulmuar nga militantët e Vetëvendosjes.

Madje ish-kryeministri i Kosovës i përmendi disa raste kur ai ishte sulmuar me bomba molotovi dhe me gurë.

“Ka pasur edhe veprime për atentat siç është gjuajtja e shtëpisë time me bomba molotov nga VV, tentimi të gjuhet makina ime zyrtare nga militantët e VV-së me iriq të hekurt, gjuajtja me gurë e makinës time, por duke e qëlluar makinën e përcjelljes policore në një natë në kthim nga Suhareka. Të gjitha këto i dinë organet e drejtësisë”- tha Mustafa.

x