Mustafa thotë se Hashim Thaçi ka rrejt për Asociacionin

1 minute, 53 seconds Read

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se faji për marrëveshjen me për Asociacionin nuk mund t’i lihet atij dhe se ish-presidenti Hashim Thaçi ka gënjyer.

Mustafa thotë se marrëveshja e parë është marrëveshje për themelimin e Asociacionit atë që e nënshkroi Thaçi sa ishte kryeministër dhe se në Kuvend u ratifikua me 84 vota.

“Gënjeshtër ka qenë se vërtet ka rrejt edhe Thaçi dhe Enver Hoxha, rrejshin haptas sepse nënshkrimi për marrëveshjen e parë në të cilën gjashtë pikat e para janë për Asociacion sepse atje thuhet se themelohet, ajo është marrëveshje për themelimin e asociacionit. Ka shkuar në Kuvend dhe është ratifikuar me 84 vota dhe është ratifikuar me ligj dhe pastaj Kuvendi e ka ratifikuar me ligj marrëveshjen dhe presidentja e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin për marrëveshjen e parë. Kështu që marrëveshja e parë është ligj, jo vetëm marrëveshje”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Po ashtu, Mustafa thotë se nuk e ka nënshkruar por ka dhënë parime se si të mund të bëhet statuti i Asociacionit.

“Ne nuk kemi nënshkruar, ne kemi nënshkruar parime. Kemi shtruar një rrugë se si mund të bëhet statuti i asociacionit dhe cilat janë rrugë që ai statut të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe asociacionit të jetë në harmoni me Kushtetutën. Mirëpo Thaçi këtë e ka thënë në momentet kur filloi të kërkojë zgjidhje tjetër, korrigjimin e kufijve. Këtu ka qenë jo parimor dhe ka qenë jo i sinqertë sepse nuk mundesh ti, do të thotë e ka nënshkrimin e tij. Nuk ka mundur të shkoj marrëveshja në kuvend në shqyrtim pa nënshkrimin e Thaçit si kryeministër dhe ai ia ka propozuar Kuvendit. Qeveria Thaçi e ka dërguar atë marrëveshje për ratifikim”, përfundoi Mustafa.

Ish-presidenti Hashim Thaçi pati propozuar idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë pasi thoshte se është zgjidhje më e mirë sesa themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Publikime te ngjashme