fbpx

Mustafa: Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e sigurtë sesa tani me Osmanin e Kurtin

HomeLajmeKosovë

Mustafa: Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e sigurtë sesa tani me Osmanin e Kurtin

Deputeti Grupit Parlamentar të LVV-së, Ekrem Mustafa ka thënë se nuk duhet të ketë vazhdim të afatit për targat.

Mustafa thotë se në qoftë se Serbia kishte pranuar një marrëveshje të tillë për targat, atëherë edhe Kosova do të vazhdonte afatin edhe për dy apo 10 muaj.

“Shpresoj se nuk do të ketë vazhdim të afatit. Nuk duhet të ketë vazhdim të afatit. Sikur të kishte një marrëveshje çka do të ndodhë pas një muaji, a do ta pranojë pala serbe. Sikur ta kishte pranuar pala serbe një marrëveshje të tillë atëherë do të vazhdonim edhe për një muaj dy apo edhe 10 muaj qysh e ka sugjeruar Bashkësia Ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Po ashtu, Mustafa shton se me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, Kosova nuk ka qenë asnjëherë më e sigurt.

“Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e sigurt se tash, kur kemi parasysh se kemi një presidente si Vjosa Osmani dhe një kryeministër si Albin Kurti. Duke pasur parasysh se ne nuk jemi në NATO, mirëpo NATO është në Kosovë dhe ajo përkujdeset për sigurinë e Kosovës. Do të ketë tensione, mirëpo kemi siguri”, përfundoi ai.