fbpx

Mustafa: Edi Rama më nderoi mua dhe familjen që erdhi në Prapashticë

HomeLajmeVendore

Mustafa: Edi Rama më nderoi mua dhe familjen që erdhi në Prapashticë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Mustafa ka shkruar se ka pasur nderin që të takohet me Ramën e të bisedojnë për temat aktuale.

Ai ka thënë se ardhja e kryeministrit Rama në Prapashticë ku edhe po qëndron Mustafa momentalisht është nder i vecantë për të dhe familjen e tij.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar lideri i LDK’së.