fbpx

Murati konfirmon se të martën sektorit publik u lëshohen edhe shtesat prej 50 euro për shtatorin

HomeLajmeKosovë

Murati konfirmon se të martën sektorit publik u lëshohen edhe shtesat prej 50 euro për shtatorin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se të martën do të ekzekutohen në mënyrë retroaktive shtesat prej 50 euro për muajin shtator për sektorin publik.

Të hënën punonjësve të sektorit publik u janë ekzekutuar pagat dhe shtesat prej 50 euro për muajin tetor.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”, ka shkruar Murati në Facebook.