fbpx

Mulliqi: Mjaft me grupe politike të stilit të mafiozëve, mos ta fusim Kosovën në qorrsokak

HomeLajmeKosovë

Mulliqi: Mjaft me grupe politike të stilit të mafiozëve, mos ta fusim Kosovën në qorrsokak

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar situatën politike në vend.

Ai ka thënë se ata të cilët kanë udhëhequr me shtetin tash e 20 vjet na kanë hequr mundësinë e vetëvendosjes.

Sipas tij, ata të cilët po sulmojnë, nuk iu garantohet në fund që edhe vet nuk do të ndahen të sulmuar.

“Patëm mbi krye një elitë politike e cila na hoqi mundësinë e vetëvendosjes, na hoqi mundësinë e fatit të mirë edhe si kolektivitet. Çdo rrahje me kamxhikë i ka dy përfundime. Secili aksion i tillë pushtetarë zgjon reaksione. Secili që sulmohet, ka të drejtë të vetëmbrohet. Secili që sulmon shumë, nuk i garantohet në fund që edhe vet nuk do të ndahet i lagët. Nuk është kurrfarë kërcënimi nëse jemi të vëmendshëm, për fatin tonë dhe për fatin e shtetit”, shprehet analisti.Tutje, shton se ne nuk duhet ta lejojmë Kosovën që të futet në qorrsokak, duke ndaluar grupet politike të stilit të mafiozëve.

“Duhet t’i lutemi Zotit që të gjithë të bëhemi të mençur, duke mos lejuar më që Kosovën ta fusim në qorrsokak. Kaluan dy decenie, me rrena, mashtrime, krime… Mjaft me grupe politike të stilit të mafiozëve. Mjaft gjatë na shitën jo mortalitetin për moral, plaçkën për patriotizëm, duke rrezikuar kështu shtetin dhe identitetin nacional! Nga praktikat e tilla është koha e fundit të shkëputemi…”, thotë ai.

x