Mulhaxha-Kolkçaku: pas të mërkurës vaksina do të kemi në vazhdimësi!

HomeLajmeKosovë

Mulhaxha-Kolkçaku: pas të mërkurës vaksina do të kemi në vazhdimësi!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka bërë me dije se të mërkurën në Kosovë do të arrijnë 5000 doza të vaksinës anti-COVID.

Ajo ka shkruar në Facebook se pas këtij kontingjenti, doza të tjera të vaksinës do të vijnë pandërprerë.

Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve. Ajo çfarë na brengos ende, janë vdekjet e të prekurve nga COVID-19”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!

Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.

Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve.

Ajo çfarë na brengos ende, jane vdekjet e të prekurve nga COVID-19.

Beteja vazhdon!

COMMENTS