fbpx

Muja zbulon skandalin: Asetet e KEDS u vlerësuan 239 milionë euro, u shitën veç 26 milionë

HomeLajmeKosovë

Muja zbulon skandalin: Asetet e KEDS u vlerësuan 239 milionë euro, u shitën veç 26 milionë

Armend Muja nga Komisioni Hetimor për Energji Elektrike (2006-2022), ka treguar se gjatë fazës së parë pas intervistave dhe dëshmitarëve okularë ka rezultuar se Kompania American Appraisal ishte angazhuar për të vlerësuar asetet e KEK, shkruan Syri.net Kosova.

“Më 12 dhjetor 2005 kompania ka vlerësuar se asetet e KEDS kishin vlerën 239.1 milionë euro”, ka shkruar ai.

Derisa sipas tij Qeveria kishte marrë vendim për privatizim të KEDS në shtator 2008.

“Vendimi ishte përkrahur nga PDK, AKR, LDK dhe AAK.”, ka shkruar Muja.

“KEDS, rrjeti i shpërndarjes së energjisë ishte shitur për 26.3 milionë euro tek kompania Limak&Çalik në maj 2012. Vlera e transaksionit ishte sa 11% e vlerës së aseteve.”.