fbpx
HomeLajmeKosovë

MSH shpërndan disa këshilla për qytetarët që po përjetojnë frikë, stres e mbingarkesë

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndar disa këshilla për shëndetin mendor gjatë kohës së pandemisë me COVID-19.

Situata e krijuar nga koronavirusi, lajmet e këqija, atmosfera negative politike, sipas MSH-së, ka bërë që qytetarët të përjetojnë frikë, stres, pikëllim, ankth, harresë, mbingarkesë dhe pasiguri.

Profesionistët e shëndetit mendor kanë listuar disa nga aktivitetet që ju ndihmojnë të kujdeseni për veten dhe familjarët e juaj.

Në mesin e këtyre këshillave është aktiviteti fizik, i cili është i domosdoshëm për ta ruajtur vitalitetin fizik dhe mendor.

Këtu mund t’i lexoni 8 veprimet, që sipas profesionistëve shëndetësorë ju ndihmojnë që ta kaloni këtë periudhë të ngarkuar me lajme të këqija.

COMMENTS

x